VLEN nis reformën e madhe në arsimin e lartë: Në fokus, cilësia dhe kërkimi shkencor

Koalicioni VLEN ka njoftuar se është duke punuar intensivisht në hartimin dhe finalizimin e një pakete të rëndësishme ligjore për reformimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vend.
Në fokus të kësaj nisme janë tre ligje kyçe: Ligji për Arsim të Lartë, Ligji për Cilësi në Arsim të Lartë dhe Ligji për Veprimtari Kërkimore-Shkencore, të cilat synojnë të vendosin baza më të forta për një sistem arsimor bashkëkohor dhe funksional.
“VLEN po punon me përkushtim në hartimin dhe finalizimin e Ligjit për Arsim të Lartë, Ligjit për Cilësi në Arsim të Lartë dhe Ligjin për Veprimtari Kërkimore-Shkencore, duke synuar zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme për një sistem arsimor cilësor dhe modern!”, thuhet në njoftimin e tyre.



