VLEN: Lajm i mirë për Tetovën dhe gjithë vendin – Norvegjia po vjen me investime konkrete dhe vende të reja pune!

Sot, ministri Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka mirëpritur një delegacion të rëndësishëm nga Norvegjia në krye me ambasadoren, Kristin Melsom, dhe përfaqësues të disa prej kompanive më të njohura norvegjeze, si Lærdal Medical, Remøy Invest, Avanto dhe Normak Investment Group.
Me çka konstatojmë se Maqedonia e Veriut sot tërheq më shumë investime norvegjeze se çdo vend tjetër në Ballkanin Perëndimor.
Lajmi i mirë është ky: Në Zonën e Tetovës janë paralajmëruar dy investime të reja – përfshirë një nga kompania Norsksolar. Qeveria norvegjeze e ka njohur këtë zonë si një nga projektet më të rëndësishme në rajon.
Në takim është bashkëbiseduar hapur për sfidat ekzistuese, si vonesat administrative dhe procedurat e tepërta, dhe jemi dakorduar që t’i tejkalojmë bashkërisht për të mos penguar investimet.
Në këtë takim të frytshëm është diskutuar edhe për format konkrete të investimeve të reja dhe ramë dakord për krijimin e një Task-Force të përbashkët mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Normak Investment Group AD Tetovë, që do të koordinojë më afër hapat dhe do të përshpejtojë proceset.
Si VLEN qëllimi ynë është i qartë më shumë investime, më shumë vende pune dhe më shumë zhvillim për qytetarët tanë!