Edhe deputetja Mimoza Musa kalon në VLEN, Taravari vazhdon të “shkrihet”

Deputja Mimoza Musa ka njoftuar se do ti mbetet besnik votës së saj të fituar në kuadër të koalicionit VLEN dhe se këtë mandat e ka fituar kundër BDI-së.
Një vit më parë, më 8 Maj, mora besimin e mbi 107 mijë shqiptarëve si deputete e Aleancës për Shqiptarët, në listën e koalicionit VLEN.
Ky mandat nuk është thjesht një numër, është zëri i një populli të lodhur nga mbi 20 vite pushtet i BDI-së dhe që kërkon me ngulm ndryshim.
Po kalojmë një periudhë të vështirë politike dhe me të drejtë shumë përkrahës, miq e bashkëpunëtorë pyesin: Me kë është deputetja Mimoza Musa?
Sot, në një klimë politike të trazuar, dua të jem e qartë me ju:
Unë jam deputete e Aleancës për Shqiptarët.
Besimin që ma dhatë nuk do ta tradhtoj.
Nuk jam këtu për interesa personale, por për t’i shërbyer me dinjitet dhe përgjegjësi çdo votuesi që besoi në këtë mision.
Ndryshimi ka nisur dhe ne do ta çojmë përpara.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button