VLEN – BDI-së: Drejtësia do t’ju ndjekë deri në vrimën e miut!
Koalicioni VLEN vlerëson se eksponentët e BDI-së janë bërë paranojak dhe po përpiqen të mashtrojnë popullin me lojërat e tyre të vjetra.
Reagimi i plotë i VLEN-it:
Me sa duket, Arbër Ademi paska vendosur të dalë nga strofka! Sa herë që zihen ngushtë, të BDI-së nxjerrin të njëjtët marioneta që kujtojnë se do ta mashtrojnë popullin me lojërat e tyre të vjetra! Opozita po i gërryen! Kanë filluar të jenë paranojak!
Konferencat qesharake për shtyp tregojnë se Artani dhe Përparimi janë të frikësuar se do të përgjigjen për keqpërdorimet në Lotari dhe për atë shkak e lëshojnë njëherë Blerimin, e tani edhe Arbrin që të akuzojnë për gjoja krime që janë bërë kur Ahmeti ishte në koalicion me Gruevskin dhe Mijallkovin.
Kur Blerimi dhe Arbri akuzojnë për pazarllëqe me ndërmarrje serbo-bullgare, në fakt flasin për pazarllëqet e Artanit dhe Përparimit me lojërat e bixhozit të nëntokës serbe dhe bullgare, të cilat, koalicioni VLEN me interpretimin autentik, ua ndërpreu fluksin e parave
që merrnin rregullisht.
Koalicioni VLEN ka Plan konkret për ballafaqimin e pasojave të dëmshme nga lojërat e fatit, i cili tashmë po zbatohet. Falë këtij plani hoqëm lojërat e fatit nga shtëpitë e qytetarëve duke mbyllur katër kompani të cilave Artani dhe Përparimi u dhanë pa bazë licencat e lojërave të fatit në internet. Do të ketë pastrim të plotë të keqpërdorimeve në Lotari, drejtësi për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, dhe Ligj të ri të lojërave të fatit që do ta përgjysmojë numrin e kazinove.
VLEN do ta çrrënjosë bixhozin e instaluar nga Artani dhe Përparimi! Kjo farë e keqe që mbollët do t’ju ndjekë gjatë kohë, sepse populli nuk harron.
Derisa BDI ka luajtur me fatin e shqiptarëve, VLEN me punë siguron mirëqenie për të gjithë qytetarët.