VLEN: BDI-ja do të duhet të përgjigjet për të kaluarën e saj

VLEN qartë dhe pa asnjë rezervë dënon glorifikimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq. Për një publikim të tillë duhet të ketë përgjegjësi politike dhe institucionale. Për gjenocidin në Srebrenicë nuk ka relativizim, justifikim dhe nuk ka dy të vërteta. VLEN nuk i ka borxh askujt asgjë. Detyrimin e vetëm e ka ndaj qytetarëve që i dhanë besimin.
Çfarëdo që të thotë kjo BDI e pareformuar dhe hipokrite, e cila funksionon si një byro e vjetër politike, në fund përfundon duke shënuar autogol. Për aq gjatë e ka rishkruar historinë e saj, saqë tashmë ka filluar t’u besojë edhe vetë gënjeshtrave të saj.
Pikërisht këta patriotë me bateri ishin pjesë e pushtetit që me të gjitha forcat e shtynte projektin mini-Jugosllavi, i njohur si “Ballkani i Hapur”, të cilin vetë e promovonin si të ardhmen e re të rajonit, ndërsa sot e përshkruajnë si infrastrukturë të “botës serbe”.
BDI-ja e kërkon “botën serbe” te të tjerët, por ikën nga biografia e saj politike. Flet për ndikimin politik, ekonomik dhe mediatik serb sikur të kishte jetuar njëzet vjet në një planet tjetër, e jo të kishte qenë pjesë e çdo qeverie, të kishte drejtuar ministri kyçe dhe të kishte marrë pjesë drejtpërdrejt në marrjen e vendimeve.
Prandaj, nëse BDI-ja dëshiron të flasë për “botën serbe”, do të flasim. Por me data, deklaratat e tyre dhe dokumente. Do të rikujtojmë se çfarë thoshin dhe çfarë heshtnin derisa ishin në pushtet, si dhe çfarë ndodhte para syve të tyre.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button