Vizita në Kiev, Murtezani takon zv/kryeministren e Ukrainës, Olga Stefanishina

MInistri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani i cilipo qëndron për vizitë në Kiev të Ukrainës, ka zhvilluartakim edhe me zv/kryeministren Olga Stefanishina.
Njoftimi i Murtezanit:
Sot në Kiev u takova me Zëvendëskryeministren e Qeverisë së Ukrainës, Olga Stefanishina. Diskutuam për integrimin evropian – prioriteti ynë i përbashkët. Maqedonia e Veriut qëndron në mbështetje të plotë të Ukrainës në këtë proces, duke ofruar përvojë dhe partneritet për avancimin e perspektivave evropiane.
Uniteti dhe solidariteti janë vlerat themelore për Evropë më të fuqishme.