(VIDEO) Tramvaji në Oslo del nga shinat dhe përplaset me një dyqan, katër të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar në Oslo, pasi një tramvaj ka dalë nga shinat në qendër të kryeqytetit norvegjez, duke u përplasur në një dyqan telefonash dhe kompjuterësh të martën.
Rreth 20 persona ishin në tramvaj në momentin e incidentit, kur ai doli nga shinat në një kryqëzim në Storgata, një nga rrugët kryesore të kryeqytetit norvegjez, raporton AP.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se pjesa më e madhe e tramvajit ishte përplasur në dyqan.
Unusual thing happened today. A tram derailed and crashed into… a computer store in central Oslo, creating a scene of chaos. The accident, which occurred with around 20 passengers on board, resulted in four injuries, including the tram driver. Witnesses described the situation… pic.twitter.com/kUtuUHPSw1
— Europe News 🇪🇺 (@EuropeNewsEU) October 29, 2024
Shoferi i tramvajit ishte mes të plagosurve. Policia ka thënë se të gjithë u trajtuan në vendngjarje, por askush nuk kishte lëndime serioze.
Shkaku i aksidentit nuk u përcaktua menjëherë teksa policia ka thënë se po prisnin anëtarët e Autoritetit të Hetimit të Sigurisë Norvegjeze për të mbërritur.

Ndërtesa katërkatëshe ku u përplas tramvaji është evakuuar më vonë për të kontrolluar për dëmtime strukturore.
Strolling Oslo and this scene appears.
Brand new tram. Brand new street/tram tracks.
🤷♂️ pic.twitter.com/gNSVreXSkz
— hodlonaut (@hodlonaut) October 29, 2024