Lideri opozitar izraelit, Lapid: 890 ushtarë izraelitë janë vrarë, 11 mijë janë plagosur

Lideri i partisë kryesore opozitare në Izrael, Yesh Atid (Ka një të ardhme), Yair Lapid tha se 890 ushtarë izraelitë janë vrarë dhe 11 mijë të tjerë u plagosën në sulmet e nisura nga vendi i tij ndaj Gazës më 7 tetor 2023 dhe më pas ndaj Libanit, transmeton Anadolu.

Duke folur për televizionin izraelit “Channel 12”, Lapid e konsideroi qeverinë përgjegjëse për humbjet e pësuara nga ushtria izraelite që nga 7 tetori 2023.

“890 ushtarë izraelitë janë vrarë, 11 mijë ushtarë janë plagosur”, tha Lapid duke folur për rajonet në të cilat Izraeli ka kryer sulme.

“Më shumë ushtarë izraelitë do të vriten nëse qeveria e ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu nuk bën asgjë”, theksoi Lapid duke kritikuar qeverinë.

“Nuk mund të themi se nuk ka ndodhur. Nuk mund të anashkalohet se 890 ushtarë vdiqën dhe 11 mijë ushtarë u plagosën”, shtoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button