Tetë ushtarë austriakë të UNIFIL-it të plagosur nga një sulm me raketë në Liban
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Austrisë, Michael Bauer, njoftoi se tetë ushtarë austriakë u plagosën në një sulm me raketa ndaj qendrës komanduese të Forcave të Përkohshme Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) në rajonin Nakura në jug të vendit, transmeton Anadolu.
“Ende nuk mund të tregojmë se nga erdhi sulmi”, tha Bauer në X, duke shtuar se ushtarët në përgjithësi pësuan lëndime të lehta dhe sipërfaqësore.
Bauer deklaroi se ministrja e Mbrojtjes Klaudia Tanner dënoi në mënyrë më të ashpër sulmin në të cilin u plagosën tetë ushtarë dhe u bëri thirrje palëve të ndalojnë përleshjet e armatosura rreth misionit të OKB-së.