(VIDEO) Protesta merr përmasa globale/ Diaspora në Londër ngrihet në protestë të fuqishme kundër qeverisë Rama: Shqipëria nuk shitet

Qindra qytetarë shqiptarë janë mbledhur në Londër për të zhvilluar një protestë të fuqishme kundër qeverisë shqiptare dhe projektit të diskutueshëm në Zvërnec.

Emigrantët kanë mbushur sheshet e kryeqytetit britanik me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, duke artikuluar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij.

Protestuesit kanë kërkuar me ngulm anulimin e menjëhershëm të projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe kanë shkuar më tej duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama. Përgjatë tubimit, i cili rrodhi në mënyrë paqësore, binin në sy mesazhet e forta të koduara në pankarta ku shkruhej “Shqipëria nuk shitet” dhe thirrje drejtuar drejtësisë si “Rama në burg, Berisha në burg”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button