(VIDEO) Arrestohet në Shkup 22-vjeçari nga Holanda, dyshohet se mbante armë

Më 13.05.2026 në ora 23:40 në Shkup, zyrtarë policorë nga SVR Shkup kanë ndaluar 22 vjeçarin S.S.S.S. nga Mbretëria e Holandës.

Sipas informacioneve të policisë, ai është arrestuar pas raportit të mëparshëm se rreth orës 11:35 në zonën e Qendrës është sjellë në mënyrë të pandershme dhe ka shkelur rendin dhe qetësinë publike.

Përveç kësaj, në raport thuhet se personi dyshohet se mbante armë.

Ministria e Punëve të Brendshme informon se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet paraqitja e duhur.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button