Vesna Janevska: Po diskutohen ndryshime ligjore për dënimin e prindërve të fëmijëve të dhunshëm

Pas rritjes së rasteve të dhunës midis bashkëmoshatarëve në shkolla, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska njoftoi sot se po iniciojë ndryshime në Ligjin e Arsimit që do të lejonin ndëshkimin e prindërve, fëmijët e të cilëve kryejnë dhunë në shkollë.
“Aktualisht po bisedojmë me deputetët për të formuluar atë ndryshim të ligjit”, tha Janevska.
