Verstappen triumfon në Sepang në garën më kaotike të sezonit

Piloti holandez Max Verstappen me Red Bull fitoi garën e Cmimit të Madh të Bahrein në Formula 1, garë që u zhvillua në pistën e Sepang (Malajzi).

Ky është suksesi i parë sezonal për 4 herë kampionin e botës, që në një garë kaotike nga xhiro e parë deri tek e fundit, arriti të jetë i qetë dhe të përfitojë nga situatat e krijuara.

Në vendin e dytë u rendit italiani Kimi Antonelli me Mercedes, falë këtij rezultati dhe tërheqjes nga gara të shokut të tij të skuadrës George Russell thuajse ka hipotekuar titullin kampion për pilotë. Në podium u ngjit edhe Lewis Hamilton me Ferrari, i treti, që la pa shokun e tij të skuadrës Charles Leclerc (vendi 4).
Një garë që zgjati 3 orë e 20 minuta në total: Duhej të nisej në orën 9 të mëngjesit por nisi pas 90 minutash për shkak të shiut të dendur.
Dy herë makinat u rikthyen në bokse, ndërkohë që dy herë hyri makina e sigurisë dhe një herë ajo virtuale e sigurisë. Skuadrat përdorën goma të ndryshme dhe kjo e bëri garën interesante.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button