Vendos një gol, Real Madrid mund Alaves, “skuqet” Mbappe

Real Madrid ia del që të marrë 3 pikë në transfertë e Alaves, falë një suksesi minimal 0-1, në një fushë mjaft të vështirë.
Fillimi i sfidës ishte mjaft interesant, me të dyja ekipet që luajtën futboll të hapur. Pas më shumë se gjysmë ore lojë, një e majtë e Camavingës gjen të papërgatitur portierin kundërshtar, me Los Blancos që kalojnë në festë.
Ndeshja u komplikua në maksimum për Realin në fundin e pjesës së parë, pasi mbetën me një lojtar më pak. Mbappe u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj kundërshtarit.
Në superioritet numerik, Alaves provoi të gjente golin, por nuk e bëri dot diçka të tillë, madje 20 minuta nga fundit, forcat u barazuan në fushë, pasi Sançez mori karton të kuq.
Real Madrid mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund, duke marrë një fitore të çmuar. Pas kësaj ndeshje, të besuarit e Ancelottit renditen në vendin e dytë me 66 pikë, 4 pikë më pak se Barcelona kryesuese. Ndeshja e radhës për ekipin nga Madridi është ndaj Bilbaos.
Fillimi i sfidës ishte mjaft interesant, me të dyja ekipet që luajtën futboll të hapur. Pas më shumë se gjysmë ore lojë, një e majtë e Kamavingës gjen të papërgatitur portierin kundërshtar, me Los Blancos që kalojnë në festë.
Ndeshja u komplikua në maksimum për Realin në fundin e pjesës së parë, pasi mbetën me një lojtar më pak. Kiljan Mbape u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj kundërshtarit.