Vendndodhja e nëndetëses bërthamore franceze u zbulua aksidentalisht

Anëtarët e ekuipazhit të një nëndetëse bërthamore franceze zbuluan pa dashje datat e patrullimit të tyre përmes aplikacionit të fitnesit Strava, transmeton Anadolu.
Sipas një hetimi nga e përditshmja franceze Le Monde, ekuipazhi, i vendosur në bazën detare Ile Longue pranë qytetit Brest, në bregun perëndimor të Francës, përdorte aplikacionin për stërvitjet e tyre.
Të dhënat, të shpërndara në profilet e tyre publike, mund shfrytëzohen nga përdorues të tjerë, duke zbuluar detaje rreth patrullave të nëndetëseve, thuhet në raportim.
Megjithëse telefonat inteligjentë ishin kryesisht të ndaluar në bazë, ndalesa nuk përfshiu përdorimin e orëve inteligjente, të cilat gjithashtu mund të ruajnë dhe gjurmojnë informacionin, duke krijuar një boshllëk sigurie.
Të dhënat e gjeo-lokacionit nga pajisjet ekspozuan pa dashje lëvizjet e personelit, duke kompromentuar atë që konsiderohej një “fortesë”.
Marina franceze e pranoi çështjen për Le Monde, por theksoi se nuk kishte shkelje që preknin aktivitetet operacionale në bazë.
Një raport i tetorit 2024 nga Le Monde zbuloi se truprojat e liderëve politikë, përfshirë presidentët, po ndanin pa dashje të dhënat e tyre të vendndodhjes përmes aplikacionit Strava përmes pajisjeve celulare dhe orëve inteligjente.
Aplikacioni, pavarësisht fokusit në çështjet e fitnesit, ka ngritur shqetësime përmes veçorive të vendndodhjes, për rreziqe më të gjera të sigurisë.
Raporti i Le Monde tha se i njëjti aplikacion fitnesi ishte përdorur nga personeli i sigurisë presidenciale, duke ekspozuar pa dashje të dhëna të ndjeshme të vendndodhjes.