Vazhdon gjykimi me dëshmi të reja për zjarrin në “Pulse”

Gjykimi për zjarrin në dikotekën “Puls” në Koçan, në të cilin kanë humbur jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 janë lënduar, vazhdon sot në sallën e gjyqit në “Idrizovë” me dëshmi të dëshmitarëve të Prokurorisë.
Në seancën e mëparshme, mbrojtja e pronarit të “Puls” dhe i pandehuri i parë Dejan Jovanov-Deko kërkoi zëvendësimin e paraburgimit me arrest shtëpiak për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ana Zaharieva, e cila ishte mysafire në “Pulse” në mbrëmjen kritike, si dhe Aleksandar Josifov, i cili nga viti 2017 deri në vitin 2021 ishte sekretar kryesor i Komunës së Koçanit, gjatë mandatit të kryetarit të komunës Nikolço Iliev, si dhe Dragan Ananiev, punonjës në Komunën e Koçanit, dëshmuan për ngjarjet gjatë tragjedisë.
Gjykimi është në procedurën e provave me dëgjimin e dëshmitarëve me propozim të Prokurorisë, e cila përfaqësohet nga një ekip prej 15 prokurorësh publikë.
Zjarri në diskotekë “Puls” në Koçani shpërtheu më 16 mars 2025 gjatë një performacë nga grupi DNK dhe është një nga tragjeditë më të rënda në historinë e re të vendit. Në të kanë mbetur të vdekur 63 persona dhe janë lënduar mbi 200 të tjerë.



