Një anije mallrash sulmohet pranë bregdetit iranian në sulmin e dytë të tillë brenda 3 orësh

Një anije mallrash u qëllua me armë zjarri pranë bregdetit iranian në Ngushticën e Hormuzit, në sulmin e dytë të tillë sot, thanë Operacionet Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), transmeton Anadolu.

Agjencia tha se kapiteni i një anijeje mallrash që po nisej raportoi se anija “ishte qëlluar” afërsisht 8 milje detare në perëndim të bregdetit të Iranit në orën 06:38 sipas kohës lokale.

“Anija tani është ndaluar pas incidentit”, thekson UKMTO-ja duke shtuar se i gjithë ekuipazhi është i sigurt dhe nuk raportohen dëme në anije.

Autoriteti tha sot herët se ka marrë një raport në orën 03:55 për një incident që përfshinte një anije tregtare afërsisht 15 milje detare në verilindje të Omanit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button