Ushtria izraelite vret edhe 18 palestinezë në Gaza

Ushtria izraelite ndërmori sulme të reja ajrore në të gjithë Gazën, duke vrarë të paktën edhe 18 palestinezë, sipas burimeve mjekësore.
Gjashtë persona nga e njëjta familje u vranë kur një avion luftarak izraelit goditi një shtëpi në qytetin verior Beit Lahia, tha për agjencinë Anadolu një burim mjekësor. Po ashtu, katër persona të tjerë humbën jetën kur avionët goditën një grup civilësh pranë një qendre strehimi në veriperëndim të qytetit të Gazës.