Ushtarët izraelitë arrestuan 18 palestinezë në Bregun Perëndimor
Ushtria izraelite arrestoi të paktën 18 palestinezë, përfshirë një fëmijë, gjatë bastisjeve në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Në deklaratën me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se ushtarët izraelitë kanë vazhduar bastisjet e tyre në shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor.
Raportohet se ushtarët izraelitë arrestuan të paktën 18 palestinezë, përfshirë ish të burgosur dhe një fëmijë, gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor.
Thuhet se 9 nga palestinezët në fjalë janë arrestuar në kampin e refugjatëve Al-Fawwar në veri të Khalilit. Shtëpitë e palestinezëve u shkatërruan gjatë bastisjeve dhe të arrestuarit dhe familjet e tyre u kërcënuan.
Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 ka kaluar 11.400. Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.
Në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, janë vrarë 760 palestinezë, përfshirë 166 fëmijë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze që nga 7 tetori 2023.