UNICEF: 45 fëmijë të vrarë brenda dy ditëve në Gaza

UNICEF ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Gaza pasi të paktën 45 fëmijë janë vrarë gjatë dy ditëve të fundit.
“Vrasja e raportuar e të paktën 45 fëmijëve në Rripin e Gazës në dy ditët e fundit është një kujtesë shkatërruese se fëmijët në Gaza janë ata që vuajnë të parët: duke u lënë të uritur ditë pas dite, vetëm për të rënë viktimë e sulmeve pa dallim”, thuhet në deklaratën e agjencisë.
UNICEF shton se mbi 950 fëmijë janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Gazën vetëm gjatë dy muajve të fundit dhe thekson se “vuajtja dhe vrasja e përditshme e fëmijëve duhet të marrë fund menjëherë.”