Udhëheqësi i Nikaraguas: Netanyahu dhe Zelensky janë fëmijë të Hitlerit dhe djallit!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky janë bij të djallit dhe Hitlerit, deklaroi udhëheqësi i Nikaraguas Daniel Ortega.

Ortega i bëri komentet të hënën në një ngjarje për nder të forcës policore të vendit. “Qeveria izraelite udhëhiqet nga një kryeministër që është biri i djallit. Pse? Sepse ai po ndjek një politikë terrori dhe ai është Hitleri”, tha ai. Më tej ai shtoi se “kryeministri i Izraelit është Hitleri, ashtu si presidenti i Ukrainës është një tjetër nazist, një tjetër bir i Hitlerit, i cili dëshiron të përfshijë NATO-n për të shkuar në luftë kundër Federatës Ruse”.

Ortega ka qenë në pushtet që nga viti 2007 dhe konsiderohet gjerësisht një diktator. Ai ka burgosur kundërshtarë politikë dhe ka tentuar të marrë kontrollin e institucioneve shtetërore. Nikaragua ka pasur lidhje të ngushta me Moskën që nga epoka e Luftës së Ftohtë , gjatë së cilës Bashkimi Sovjetik mbështeti përmbysjen e regjimit të vendit në vitin 1979 nga rebelët e majtë të udhëhequr nga Ortega.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button