Turqia dënon sulmin e Huthive ndaj infrastrukturës civile në Medinë

Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se dënon fuqishëm sulmin e Huthive në Jemen ndaj infrastrukturës civile që i shërben Xhamisë së Profetit në Medinë, Arabi Saudite, transmeton Anadolu.
“Dënojmë fuqishëm sulmin e Huthive ndaj infrastrukturës civile që i shërben Xhamisë së Profetit në Medinë. Këto sulme provokuese, të cilat kërcënojnë sovranitetin dhe sigurinë e Arabisë Saudite dhe shënjestrojnë vlerat e shenjta të botës islame, duhet të ndalen menjëherë dhe pa kushte”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.
Ministria ka riafirmuar mbështetja e fuqishme e Turqisë për Arabinë Saudite, duke theksuar se duhet të shmangen hapat që do të përshkallëzonin më tej tensionet në rajon.
Koalicioni arab i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi sot se grupi Huthi i mbështetur nga Irani në Jemen, dy ditë më parë ka shënjestruar me dron stacionin elektrik Taibah në qytetin e Medinës.



