Murtezani takohet me ambasadorin shqiptar në NATO, në fokus bashkëpunimi dhe stabiliteti rajonal

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Orhan Murtezani ka zhvilluar takim me ambasadorin e Shqipërisë, Bardhyl Kollçaku, dhe kanë diskutuar për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve si dhe promovimin e stabilitetit në rajon.
“Gjatë takimit me Ambasadorin e Shqipërisë në NATO, Bardhyl Kollçaku, u përqendruam në forcimin e lidhjeve të ngushta mes 🇲🇰 dhe 🇦🇱, si dhe në angazhimin tonë të përbashkët për të promovuar stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Murtezanit.



