Revizion për sistemin “Termini im”: Pacientët presin me vite për të ardhur në radhë – një mjek ka 198 operacione të planifikuara

Sistemi “Termini im” nuk mirëmbahet rregullisht dhe ka mangësi në menaxhim dhe siguri, konstatojnë revizorët.
Në raportin e ri, ata theksojnë se gjatë kontrolleve në terren kanë konstatuar mungesën e listave të kontrolleve të planifikuara në disa institucione shëndetësore publike.
Për shkak të këtyre praktikave, është krijuar rreziku që pacientët pa termine të caktuara, por me udhëzime prioritare dhe urgjente, të pranohen para pacientëve që kanë pritur me muaj, duke respektuar radhën.
Për mirëmbajtjen e këtij sistemi dhe sistemeve të ndërlidhura në institucionet shëndetësore publike janë shpenzuar 5,42 milionë euro. Vetëm 9 për qind e mjeteve kanë të bëjnë me sistemin kombëtar informatik shëndetësor, ndërsa 91 për qind janë shpenzuar për sisteme të tjera në shëndetësinë publike.
Enti Shtetëror i Revizionit:
“Mungesa e sistemeve kombëtare funksionale lidhet edhe me mungesën e punonjësve shëndetësorë. Në periudhën nga 1 janari 2021 deri më 30 prill 2026, sistemi ‘Termini im’ nuk ka pasur kontrata për mirëmbajtje për gjithsej 738 ditë, që përbën 37,9 për qind të periudhës së analizuar.
Kontratat për mirëmbajtje janë lidhur në baza vjetore, pa siguruar vazhdimësi. Në mungesë të një analize funksionale të përgatitur për nevojat për personel në Drejtorinë për Shëndetësi Elektronike, janë plotësuar vetëm 29 për qind e vendeve të parapara të punës.
Një pjesë e nevojave për personel mbulohet përmes kontratave në vepër, të cilat lidhen në baza vjetore”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit.
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, tha se është i njohur me përmbajtjen e raportit të Entit Shtetëror të Revizionit, duke theksuar se në të nuk ka asgjë të pasaktë.
Klekovski deklaroi se edhe për të është e pakuptueshme se si për një periudhë kaq të gjatë nuk ka pasur kontratë për mirëmbajtjen e sistemit “Termini im”. Ai shtoi se do të angazhohet për hartimin e një plani të ri veprimi.
Kontrollet e revizorëve kanë zbuluar gjithashtu se nga disa spitale janë lënë jashtë të dhëna të caktuara. Gjatë kontrolleve në terren, revizorët konstatuan mungesën e listave të kontrolleve të planifikuara në disa institucione shëndetësore publike.
Për shkak të këtyre praktikave, është krijuar rreziku që pacientët pa termine të caktuara, por me udhëzime prioritare dhe urgjente, të pranohen para atyre që kanë pritur me muaj në radhë.



