Turqi, mali Nemrut “vendi më i bukur në botë për të parë lindjen dhe perëndimin e diellit”

Mali Nemrut në qytetin Adıyaman të Turqisë, i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s njihet si “vendi më i bukur në botë për të parë lindjen dhe perëndimin e diellit”, raporton Anadolu.

Drejtori i Muzeut Adıyaman, Mehmet Alkan, në një deklaratë për gazetarët tha se mali Nemrut është vizituar nga rreth 2.000 njerëz çdo ditë.

“Ka një dendësi serioze të vizitorëve në malin Nemrut për shkak të festës së Fitër Bajramit. Përafërsisht 6 mijë njerëz e vizituan në 3 ditë gjatë festës. Vizitorët që vijnë në malin Nemrut shikojnë këtu lindjen dhe perëndimin e diellit. Vizitorët largohen nga këtu të lumtur pasi shohin statujat që ndodhen në një lartësi prej 2.220 metrash”, tha Alkan.

Një nga vizitoret, Aslı Çelik tha se vjen nga Manisa dhe se e shikon për herë të parë malin Nemrut dhe se i ka pëlqyer shumë.

Ndërsa Necmiye Sevim tha se i kanë bërë shumë përshtypje statujat gjigante 2000-vjeçare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button