Turqi, kryhet me sukses operacioni i parë klinik me aparatin e parë vendas të zemër-mushkërive të ASELSAN LIFELINE HLM

Në Turqi u realizua me sukses operacioni i parë klinik i kryer duke përdorur aparatin (pasjisjen) e parë vendas të zemër-mushkërive, e prodhuar me mjete vendase dhe kombëtare në bashkëpunim midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë ASELSAN, transmeton Anadolu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Presidencës së Industrive të Mbrojtjes, Haluk Gorgun njoftoi përfundimin me sukses të operacionit. Duke e cilësuar sistemin e zhvilluar si “një mrekulli inxhinierike” dhe duke vënë në dukje se pajisja ka rrahur për herë të parë në vend të zemrës, Gorgun deklaroi se ASELSAN LIFELINE HLM ishte në krye të detyrës gjatë këtij operacioni të parë.
Gorgun theksoi se LIFELINE HLM e cila menaxhoi në mënyrë të sigurt qarkullimin dhe oksigjenimin e pacientit gjatë gjithë operacionit, mundësoi përfundimin me sukses të operacionit. “Është arritje e vlefshme për pavarësinë tonë teknologjike, fakti që ne tani mund ta prodhojmë vetë me burimet tona këtë pajisje kritike, të cilën për vite me radhë e kemi siguruar nga jashtë”, shtoi Gorgun.
Gjithashtu është një burim tjetër krenarie të madhe që përvoja kombëtare inxhinierike e cila shtrihet nga mbrojtja në shëndetësi, po ndikon drejtpërdrejt në jetë, tha Gorgun duke shprehur qëllimin e tyre për të zgjeruar përdorimin e pajisjes në spitale të tjera.
Pasi deklaroi se beson që pajisja do t’i shtojë vlerë teknologjive të kujdesit shëndetësor për shumë vite që do të vijnë, Gorgun theksoi: “Është ndër qëllimet kryesore të Presidencës sonë që kompetencat tona në sektorin e mbrojtjes të gjenerojnë vlerë në sektorët strategjikë civilë, veçanërisht në kujdesin shëndetësor”.
“Do të doja të falënderoja Ministrinë tonë të Shëndetësisë, ASELSAN, inxhinierët tanë dhe mjekët tanë për përpjekjet e tyre dhe i uroj shërim të shpejtë pacientit tonë që rifitoi shëndetin me operacionin e parë”, tha ai.



