Trump uron muslimanët me “përshëndetjet më të ngrohta” për fillimin e Ramazanit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka uruar 1.9 miliardë muslimanët në mbarë botën me “urimet e tij më të ngrohta” derisa muaji i shenjtë i Ramazanit hyri në ditën e tretë, transmeton Anadolu.
Në urimin e tij, Trump tha se muaji i agjërimit musliman është “një kohë për të tërhequr shpresën, guximin dhe frymëzimin për të udhëhequr një jetë me shenjtëri dhe virtyt”.
“Derisa miliona muslimanë amerikanë fillojnë kremtimet e tyre të Ramazanit, administrata ime angazhohet për të mbështetur lirinë fetare që është një pjesë integrale e mënyrës së jetesës amerikane. Mbi të gjitha, ne ripërtërijmë vendosmërinë tonë për të ndërtuar një të ardhme të paqes dhe për të njohur dinjitetin e ngulitur në çdo shpirt njerëzor”, tha Trump.
“Këtë Ramazan, unë ofroj urimet e mia më të mira për një periudhë reflektimi të gëzuar mbi hirin e pafund dhe dashurinë e pafund të Zotit. Zoti ju bekoftë juve dhe familjet tuaja gjatë kësaj periudhe të mrekullueshme”, shtoi ai.