Trump thotë se bisedimet me Iranin po vazhdojnë “pa ndërprerje”

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha të martën se shkëmbimet diplomatike me Teheranin po vazhdojnë pa ndërprerje, duke kundërshtuar raportimet se komunikimet janë ndalur, transmeton Anadolu.
“Bisedimet mes nesh kanë vazhduar pa ndërprerje”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, duke theksuar se dialogu ka qenë i përditshëm gjatë gjithë javës.
Ai tha se raportimet për ndërprerje të komunikimeve janë “të rreme dhe të pasakta”.
Duke folur për rezultatin e këtyre përpjekjeve, presidenti amerikan tha: “Se ku çojnë, askush nuk e di”.
Trump këmbënguli se Teherani duhet të arrijë një marrëveshje pas gati pesë dekadash tensionesh, duke theksuar se situata “nuk mund të vazhdojë më kështu”.
Deklaratat e tij vijnë pas raportimeve të agjencisë gjysmëzyrtare Tasnim se Irani ka pezulluar bisedimet përmes ndërmjetësve në shenjë proteste ndaj veprimeve ushtarake izraelite.
Trump kishte thënë më herët se do të mirëpriste një periudhë “heshtjeje” nëse Irani ndalon bisedimet indirekte me Washingtonin, duke shtuar gjithashtu se negociatat po vazhdojnë “me ritëm të shpejtë”.


