Trump kërcënon të rifillojë “Projektin Liria Plus” nëse nuk arrihet marrëveshja me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi të premten se Washingtoni mund të përshkallëzojë praninë e tij ushtarake në Ngushticën e Hormuzit nëse nuk finalizohet një marrëveshje me Iranin, duke kërcënuar me rikthimin dhe zgjerimin e operacionit të pezulluar “Projekti Liria”, raporton Anadolu.

“Do të ndjekim një rrugë tjetër nëse gjithçka nuk nënshkruhet dhe përmbyllet”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Mund të rikthehemi te Projekti Liria nëse gjërat nuk ndodhin”, tha ai. “Do të jetë Projekti Liria Plus, që do të thotë Projekti Liria plus gjëra të tjera”, pa dhënë detaje mbi masat shtesë që do të përfshinte operacioni i zgjeruar.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA0ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit më 28 shkurt, duke nxitur kundërpërgjigje nga Teherani ndaj Izraelit dhe aleatëve amerikanë në Gjirin Persik, si dhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill me ndërmjetësimin e Pakistanit, por bisedimet në Islamabad nuk prodhuan një marrëveshje afatgjatë. Armëpushimi më pas u zgjat nga Trump pa një afat të caktuar.

Që nga 13 prilli, SHBA ka zbatuar një bllokadë detare që synon trafikun detar iranian në këtë rrugë ujore. Trump njoftoi të martën se ushtria amerikane do të pezullojë përkohësisht “Projektin Liria” për të rikthyer lirinë e lundrimit për anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa theksoi se bllokada amerikane do të mbetet “plotësisht në fuqi”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button