Trump i thotë “jo” Netanyahut për veprime ushtarake kundër Iranit në këto momente

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se kundërshton ndërmarrjen e veprimeve ushtarake në këtë kohë, sepse beson se ekziston mundësia e arritjes së një marrëveshjeje me Iranin për programin e tij bërthamor, raportoi të martën faqja e internetit amerikane e lajmeve Axios , duke cituar një zyrtar izraelit dhe një amerikan.

Presidenti Trump i bëri komentet gjatë një telefonate me Netanyahun të hënën.

Raporti thotë se gjatë telefonatës 40-minutëshe, Netanyahu i tha Trump se iranianët janë ekspertë në pengim dhe për këtë arsye duhet t’u paraqitet një kërcënim i besueshëm ushtarak. Trump nuk u bind nga arsyetimi, tha një zyrtar izraelit.

Nga ana e tij, Trump i tha Netanyahut se iranianët janë “kokëfortë” dhe se është i zhgënjyer me sjelljen e tyre, por beson se ata mund të binden të bien dakord .

Telefonata midis Trump dhe Netanyahut ndodhi disa ditë para skadimit të afatit dymujor që Trump i dha Iranit për të arritur një marrëveshje.

Ndërkohë, Irani po finalizon përgjigjen e tij ndaj propozimit të SHBA-së për një marrëveshje bërthamore. Pritet që ta refuzojë zyrtarisht atë këtë javë. Raundi i gjashtë i bisedimeve midis të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe Ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, pritet të zhvillohet në Oman këtë të diel.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button