Trump emëron Adam Tellen sekretar në detyrë të Ushtrisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka emëruar Adam Tellen sekretar në detyrë të Ushtrisë, pas dorëheqjes së Dan Driscollit mes raportimeve për përplasje me sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, transmeton Anadolu.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Adam Telle, aktualisht ndihmës sekretar i Ushtrisë për Punët Civile, do të bëhet sekretar në detyrë i Ushtrisë, me efekt të menjëhershëm”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Sipas raportimeve, emërimi erdhi pasi Driscoll dha dorëheqjen të martën, pas muajsh përplasjesh me sekretarin Hegseth lidhur me drejtimin e ardhshëm të ushtrisë dhe shkarkimin e disa oficerëve të lartë.

“Sekretari Driscoll ka qenë shumë efektiv në avancimin e agjendës së presidentit Trump për ta bërë Amerikën sërish të fortë në Departamentin e Ushtrisë, duke ofruar udhëheqje të shkëlqyer gjatë operacioneve historike ushtarake, duke rikthyer theksin te gatishmëria dhe aftësia luftarake, duke ndihmuar në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës dhe në fusha të tjera”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, pas dorëheqjes së tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button