Trump do të deportojë 341 shtetas të Maqedonis së Veriut

Administrata e Donald Trump synon të deportojë 341 shtetas të Maqedonisë së Veriut, sipas listës së publikuar nga “NEXTA”, e cila përfshin 1.445.549 emigrantë nga SHBA që pritet të kthehen në vendet e tyre.

Ky vendim është pjesë e politikës së re më të ashpër të emigracionit të Trump, e cila vazhdon me arrestime dhe deportime të emigrantëve pa leje qëndrimi, pavarësisht kritikave të shumta nga aktivistët për të drejtat e njeriut.

Përveç kësaj, Kongresi Amerikan miratoi një ligj më të rreptë për emigracionin, sipas të cilit emigrantët pa status të vlefshëm qëndrimi tani do të ndalohen në qendrat e emigracionit, edhe për shkelje të vogla, siç janë vjedhjet në dyqane.

Sipas politikës së re, arrestimet janë të përqendruara te emigrantët me precedent penal.

Gjatë javës së parë të mandatit të dytë të Trump, u arrestuan gati 2.400 emigrantë, ndërsa agjencia amerikane për mbrojtjen e kufijve ICE (Imigracioni dhe Doganat e SHBA) publikoi statistika të reja që fokusohen te të huajt me aktivitete kriminale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button