Arrestohet një 23-vjeçar nga Dibra, drejtonte automjet pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit

Më 31.01.2025, në orën 01:30, në rrugën “Esat Mezelxhiu” në Dibër, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Dibër e arrestuan A.L. (23) nga Dibra. Më herët, ai, duke drejtuar një automjet “Mercedes” me targa dibrane në rrugën “Jusuf Bageri” në Dibër, nuk iu bind patrullës policore nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Dibër dhe u largua me shpejtësi.

Shpejt pas kësaj, pas masave të ndërmarra, ai u ndalua në rrugën “Esat Mezelxhiu” dhe u konstatua se nuk posedonte leje drejtimi dhe se drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button