Tre autobusë shpërthejnë në Izrael

Disa shpërthime kanë ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin Bat Yam në Izrael të cilat kishin në shënjestër autobusë.

Njësi të mëdha janë dërguar në vendngjarje për të hetuar ngjarjen dhe për të kërkuar pista dhe të dyshuar.

Autoritetet thonë se janë të vetëdijshëm për të paktën pesë pajisje shpërthyese që shpërthyen ose u çaktivizuan, me të gjitha pajisjet me kohëmatës.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje për një takim urgjent për të diskutuar sulmin.

Policia thotë se nuk raportohet për viktima, duke shtuar se shpërthimet kishin në shënjestër autobusë bosh.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button