Tragjedi pranë Qipros Veriore: 8 të vdekur dhe 18 të zhdukur

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën, ndërsa 18 të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur, pasi një traget me rreth 267 persona në bord u përmbys pranë brigjeve të Qipros Veriore.
Trageti ishte nisur nga Kyrenia drejt portit turk Taşucu kur filloi të merrte ujë pak pas nisjes. 241 persona janë shpëtuar, ndërsa ekipet turke dhe qipriote vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Kapiteni dhe anëtarët e ekuipazhit janë marrë në pyetje nga autoritetet.



