Tragjedi në Kepin e Gjelbër, autobusi me nxënës bie në humnerë – 22 të vdekur

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë lënduar pasi një autobus që transportonte nxënës doli nga rruga dhe ra në një humnerë në ishullin Fogo të Kepit të Gjelbër.
Aksidenti i rëndë ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën Campanas de Cima, ndërsa autobusi po udhëtonte në itinerarin Chã das Caldeiras–Campanas.
Sipas autoriteteve lokale, automjeti ra nga një lartësi prej rreth 30 metrash. Disa pasagjerë u hodhën jashtë gjatë rënies, ndërsa të tjerë mbetën të bllokuar br brenda autobusit të shkatërruar.
Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë. Nga 18 personat e shtruar në spital, katër ndodhen në gjendje të rëndë. Bilanci fillestar prej 21 viktimash është rritur ndërkohë në 22.
Ekipet e emergjencës, policia dhe zjarrfikësit u angazhuan në operacionin për nxjerrjen dhe transportimin e viktimave. Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.
Komuna e São Filipet ka shpallur dy ditë zie dhe ka paralajmëruar mbështetje për familjet e viktimave.



