Tragjedi në Çair: Motoçiklisti 16-vjeçar humb jetën pas përplasjes me trotinet

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair, ku ka humbur jetën një 16-vjeçar. Ai, duke drejtuar një motoçikletë, është përplasur me një 14-vjeçar që lëvizte me trotinet elektrik.

Sipas MPB-së, motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra, dhe vdekja është konstatuar nga mjekët e Ndihmës së Shpejtë. Ndërkohë, 14-vjeçari ka pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në Qendrën Urgjente pranë Klinikës “Nënë Tereza”.

Në vendngjarje kanë kryer hetime ekipi policor dhe Prokurori Publik, ndërsa me urdhër të këtij të fundit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button