Toshkovski: Projekti “Qytet i sigurt” do të zvogëlojë numrin e vdekjeve në komunikacion

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski ka mbajtur takim pune me grupin punues ndërdepartamentor, të përbërë nga anëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe profesorë nga Fakulteti Juridik në Shkup, i cili punoi për ndryshimet e Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe Ligjin për kundërvajtje.

“Këto ndryshime janë të nevojshme për zbatimin e plotë dhe vënien në funksion të sistemit të zbulimit elektronik të kundërvajtjeve rrugore, i njohur si “Qyteti i sigurt”. Vizioni ynë është, duke ndjekur standardet evropiane, të zbatojmë një dixhitalizim të plotë të këtij procesi, në mënyrë që të përjashtojmë faktorin njerëzor që do të lejonte shmangien e pagesës së gjobës. Sistemi automatikisht do të zbulojë, regjistrojë dhe përpunojë shkeljet, duke siguruar efikasitet dhe efektivitet më të madh”, theksoi Toshkovski.

Siç njoftoi MPB-ja, ministri ka theksuar se vënia në funksion e këtij sistemi është një nga prioritetet e Qeverisë së re, me të vetmin qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore dhe uljen e numrit të viktimave.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button