Toshkoski shkarkon 15 policë të lartë për dhënie të paligjshme të lejeve për armë
Janë marrë 15 vendime për shkarkim për ndarje selektive dhe të parregullt të lejeve për armë
Janë marrë 15 vendime për shkarkim të personave me pozita të larta në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), për shkak të parregullsive në lëshimin e lejeve për posedim armësh. Këtë e bëri të ditur këtë mëngjes ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Sipas tij, këta zyrtarë kishin lëshuar leje për persona që nuk plotësonin kushtet, duke ua mohuar këtë të drejtë atyre që i përmbushnin kriteret. Toshkovski njoftoi se në të ardhmen, procesi i lëshimit të lejeve për posedim të armëve do të thjeshtohet, dhe një pjesë e madhe do të realizohet në mënyrë elektronike.
Personat që kanë aplikuar për leje do të duhet ta bëjnë këtë proces sërish.