TIKA nis projekte për ujë të pastër, kujdes shëndetësor dhe bujqësi në Sudan

Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA) ka nisur një sërë projektesh zhvillimi në Sudan që mbulojnë aksesin në ujë të pastër, kujdesin shëndetësor, bujqësinë dhe peshkimin, sipas një deklarate të lëshuar sot, transmeton Anadolu.

Projektet përfshijnë një iniciativë energjetike miqësore me mjedisin në shtetin e Detit të Kuq të Sudanit, një projekt për çerdhen bujqësore, mbështetje për peshkimin dhe rinovimin e departamentit ortopedik në spitalin shtetëror “Matamma”.

Si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar aksesin në ujë të pastër, TIKA ka instaluar një stacion gjenerimi të energjisë elektrike me energji diellore në zonën Arbaat. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë zyrtarë sudanezë, administratorë lokalë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe banorë.

Sudani, i konsideruar si një nga rajonet më të nxehta dhe më të thata në botë, merr më pak se 50 milimetra reshje çdo vit. Komunitetet lokale varen kryesisht nga puset e thella dhe rezervuarët e ujit të shiut për të përmbushur nevojat e tyre për ujë.

Pompat motorike me karburant përdoren gjerësisht në puset e ujit në Luginën Arbaat, e cila furnizon me ujë gati 70 fshatra, por vështirësitë në sigurimin e karburantit kanë ndikuar negativisht në aksesin në ujë.

Zyrtarët e TIKA-s thanë se sistemi i energjisë diellore i instaluar rishtazi do të ofrojë energji të pastër, të qëndrueshme dhe me kosto të ulët për pompimin e ujit pa pasur nevojë për karburant.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button