Tetovarët 51 dhe 54 vjeç grinden për parking, njëri nxjerr armën

Me datë 25.07.2024 në ora 10:00 në rrugën “146” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SVR Tetovë kanë privuar nga liria AA (51) nga Tetova, për shkak se rreth orës 08:50, për shkak të keqkuptimit për parkimin e automjeteve, me armë ka kanosur N.A.(54) nga Reçica e Vogël Tetovës.
Gjatë kapjes, tek A.A. i është gjetur dhe konfiskuar një këllëf pistolete, ndërsa më pas me urdhër të gjykatës është kontrolluar në banesën e tij, gjatë të cilit iu gjetën dhe konfiskuan pistoletë tip “Crvena Bereta” 7.62 mm, dy korniza për pistoletën dhe 46 fishekë të kalibrit 7.62 mm, njofton MPB.
Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim adekuat.