Tesla nuk po merr më porosi për dy modele luksoze në Kinë

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, ka pezulluar pranimin e porosive të reja për modelet e saj luksoze Model S dhe Model X në tregun kinez.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga reuters, porositë për këto dy modele të importuara nuk janë më të disponueshme as përmes faqes zyrtare kineze të Teslës dhe as përmes mini-programit në platformën WeChat. Deri tani, Tesla nuk ka komentuar për arsyet e këtij vendimi.

Ky vendim vjen pas lëvizjeve të ngjashme në vende të tjera aziatike. Për shembull, Tesla Japan ka njoftuar se më 31 mars 2025 do të ndalojë pranimin e porosive të reja për modelet S dhe X, çka interpretohet si përgatitje për versionet më të reja të këtyre automjeteve.

Pritet që modelet e rinj të kenë mbështetje për të dy konfigurimet e timonit, falë futjes së teknologjisë Steer-by-Wire, e cila mundëson fleksibilitet më të madh në prodhim dhe shpërndarje.

Në të kaluarën, Tesla ka pezulluar disa herë pranimin e porosive për modelet S dhe X jashtë Amerikës së Veriut, me qëllim për t’u fokusuar në dërgimin e porosive ekzistuese dhe përgatitjen për versionet e përmirësuara të automjeteve.

Këto pezullime zakonisht lidhen me përditësime teknike të planifikuara dhe rregullime në linjat e prodhimit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button