Tërmet në Shqipërinë, u ndje edhe në Strugë dhe rrethinë

Një tërmet me epiqendër në Shqipëri është ndjerë mëngjesin e sotëm edhe në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut, bëjnë të ditur të dhënat e Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore në Shkup.

Sipas Observatorit, lëkundja është regjistruar në ora 07:52, ndërsa epiqendra ka qenë rreth 144 kilometra në jugperëndim të Shkupit. Tërmeti ka pasur një magnitudë lokale prej 4.0 ballësh sipas shkallës Rihter.

Sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë në Strugë dhe vendbanimet përreth, me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike.

Nga Observatori Sizmologjik kanë publikuar edhe një hartë që tregon vendndodhjen e epiqendrës së tërmetit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button