Telefonata Wadephul–Araghchi, Gjermania kërkon zgjidhje me negociata për çështjen bërthamore të Iranit

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, ku është diskutuar mbi zhvillimet në lidhje me programin bërthamor të Teheranit dhe situatën problematike në Ngushticën e Hormuzit.
Në një postim në platformën “X”, Wadephul bëri të ditur se Gjermania mbështet një zgjidhje të bazuar në negociata, duke theksuar koordinimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Si një aleate e ngushtë e SHBA-së, ne ndajmë të njëjtin qëllim që Irani duhet të heqë dorë plotësisht dhe në mënyrë të verifikueshme nga armët bërthamore dhe të garantojë lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, në përputhje me kërkesat e SHBA-së”, u shpreh Wadephul.


