Të shtëna në një rave në Zvicër, një i vdekur dhe pesë të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri gjatë një feste muzikore rave në qytetin Aarau, në veri të Zvicrës. Sipas policisë, disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë.
Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën Schachen, pranë një hipodromi. Policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit, identiteti dhe motivet e të cilit ende nuk janë bërë të ditura.
Autoritetet u kanë bërë thirrje personave që kanë qenë të pranishëm në ngjarje të dorëzojnë foto dhe video që mund të ndihmojnë hetimet.



