Të shtëna me armë në Batincë në një kafene – një i plagosur, forca të shumta policore

Rreth orës 22:00 janë dëgjuar të shtëna me armë në fshatin Batincë. Sipas burimeve për “Pa Censurë”, të shtënat kanë ndodhur në një kafene, ku një person 31-vjeçar ka mbetur i plagosur. Në vengjarje ka forca të mëdha policore.
Ngjarja ka ndodhur para rreth 40 minutash dhe ende nuk dihen motivet e incidentit. Mbetet të pritet informata zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme.