Të paktën 82 persona humbën jetën nga shpërthimi në një minierë në Kinë

Të paktën 82 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim në një minierë qymyri në veri të Kinës, raportuan mediat shtetërore kineze.
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua njoftoi se aksidenti ndodhi në minierën Liushenyu, në provincën Shanxi, në pronësi të grupit Tongzhou.
“Gazetarët në vendin e shpërthimit të gazit në minierën e qymyrit Liushenyu kanë mësuar se në aksident kanë humbur jetën 82 persona”, raportoi Xinhua.
Shpërthimi ndodhi të premten në orën 19:29 sipas kohës lokale, përkatësisht në orën 11:29 sipas kohës së Evropës Qendrore.
#UPDATE The death toll from a fatal coal mine gas explosion in North China's Shanxi province has risen to 82, with another nine people missing, local authorities said on Saturday. (Video: Xinhua) https://t.co/EDNoiqW3Ys https://t.co/DRyAyQbJXB pic.twitter.com/yD2Di30RV9
— China Daily (@ChinaDaily) May 23, 2026
Në momentin e aksidentit, në minierë po punonin 247 minatorë, shkruan bbc.
Operacionet e shpëtimit ende po vazhdojnë, ndërsa autoritetet kineze deri tani nuk kanë bërë të ditur shkakun e shpërthimit.
Provinca Shanxi është një nga qendrat kryesore të prodhimit të qymyrit në Kinë, ndërsa aksidentet në miniera vazhdojnë të jenë relativisht të shpeshta pavarësisht forcimit të rregullave të sigurisë në vitet e fundit.



