Të gjithë reagjentët që kanë qenë në frigoriferët e fikur janë funksionalë, thotë ISHP
Është bërë inspektimi i sipërfaqeve të punës, reagentëve dhe antibiotikëve për antibiogram, nga dhoma dhe frigoriferi që janë shkëputur nga furnizimi me energji elektrike, njofton Instituti për Shëndet Publik. Gjatë ditës së djeshme, sipas ISHP-së, janë bërë të gjitha analizat e nevojshme mikrobiologjike për të kontrolluar cilësinë dhe korrektësinë dhe janë dashur 24 orë për të marrë rezultatet.
“Më datë 02.08.2024 janë lexuar rezultatet e marra dhe sipas tyre është konstatuar se analizat molekulare për zbulimin e kollës së mirë, si dhe mjetet për kultivimin e baktereve, antibiotikët për përgatitjen e antibiogrameve dhe të gjitha. Reagentët që ndodheshin në frigoriferët e fikur janë funksionalë dhe mund të rifillojë funksionimi normal i departamentit të bakteriologjisë.”, thotë ISHP.
ISHP raporton se janë marrë masa shtesë për përmirësimin e sigurisë biologjike, ndërsa menaxhmenti njofton se do të zbatojë të gjitha procedurat e punës në drejtim të përmirësimit të sigurisë dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve.
Në Departamentin e Mikrobiologjisë, në ISHP është fikur një frigorifer ku ruheshin reagjentët. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, ndërsa drejtoresha Marija Andonovska tha se është njoftuar nga punonjësit. Andonovska dyshon se bëhet fjalë për sabotim sepse heqja ka qenë direkt nga siguresat.
Edhe prokuroria ka hapur hetim për këtë ngjarje për shkak të seriozitetit të pasojave të mundshme të dëmshme në shëndetin e njerëzve që mund të shkaktohen nga një veprim i tillë.