Të dërguarit e Trumpit udhëtojnë drejt Zvicrës teksa afrohen bisedimet e mundshme SHBA-Iran

Të dërguarit e lartë të administratës së presidentit Donald Trump kanë udhëtuar drejt Zvicrës përpara negociatave të mundshme me Iranin mbi një marrëveshje të mundshme bërthamore, transmeton Anadolu.

Duke cituar një zyrtar amerikan, Axios raportoi se i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, ishte nisur drejt Zvicrës, ndërsa i dërguari presidencial, Jared Kushner, kishte mbërritur tashmë në vend.

Raporti tha se bisedimet mes Washingtonit dhe Teheranit fillimisht pritej të fillonin dje, por u shtynë për shkak të përleshjeve të vazhdueshme që përfshijnë Izraelin dhe Hezbollahun në Liban. Ende nuk është e qartë se kur mund të nisin diskutimet.

Sipas burimeve të cituara nga faqja e internetit, ministri Iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, pritet të udhëtojë sot drejt Zvicrës, megjithëse ende këto plane mund të ndryshojnë.

Duke cituar një burim nga një prej vendeve ndërmjetësuese, raporti gjithashtu tha se Araghchi u ka thënë disa homologëve se Irani e konsideron një armëpushim në Liban si thelbësor për procesin diplomatik dhe se ai mund të jetë faktori vendimtar për suksesin ose dështimin e bisedimeve SHBA-Iran.

Një tjetër burim tha se zyrtarët iranianë duan të shohin fillimisht vendosjen e një armëpushimi përpara se të udhëtojnë drejt Zvicrës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button