Taravari: Ligji për përfaqësim të drejtë në duar të grupit punues qeveritar

I pari i ASH-së, Arben Taravari, në emisionin 360 gradë në MTV1, në lidhje me mekanizmin për përfaqësim të drejtë dhe heqjen e balancerit ka deklaruar se Qeveria është duke formuar një grup punës në Qeveri për të pasur një ligj përfundimtar së bashku të gjithë partnerët e koalicionit edhe pse tani më ata si koalicion e kanë një ligj të gatshëm.

“Dua t’i dëgjoj të gjithë partnerët e koalicionit se çfarë mendojnë në lidhje me kornizën për përfaqësim të drejtë të të gjithë etnive. Secili partnerë i koalicionit do të ketë nga një përfaqësues në këtë grup punues për ta propozuar ligjin për përfaqësim të drejtë dhe të jetë propozim i Qeverisë dhe jo i koalicionit”, tha Taravari.

Me këtë Arben Taravari, qartëson për opinionin publik se një nga temat për të cilët u ngjallë diskutim i vrullshëm në opinion publik e gjithë kjo e dirigjuar nga opozita shqiptare se heqja e balancuesit nuk është veprim i duhur. E sipas Taravarit formimi i trupit adekuat të përfaqësuar nga gjitha partitë politike të koalicionit qeveritar është veprimi i duhur i mundshëm që të sillet diçka që nuk mund të keqpërdoret të lëkundet e as të shfuqizohet. Pra, përfaqësimi adekuat dhe i drejt mos të jetë vetëm çështje në letër por të shihet e të preket edhe në vepër.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button